Ora 24:00 e ditës së nesërme është dhe afati i fundit, ku Protokolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të presë listat e kandidatëve të partive për Parlamentaret. Dhe në kuadër të përpilimit të tyre, aleatët e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” kanë zbarkuar në oborrin e selisë blu, aty ku po zhvillojnë bisedime të ethshme me kryedemokratin Sali Berisha.