Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, duke rrëzuar kërkesën e tij për për zhvleftësimin e vendimit të datës 18 dhjetor 2019, marrë nga Gjykata Penale për dënimin e tij me 1 vit burg.
Duke mos pranuar rekursin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj tij.
“VENDOSI: Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftim.