Policia ka dhënë detaje të reja mbi aksidentin fatal që ndodhi mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Dajçit, në aksin rrugor Lezhë–Mabe.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:50, një kamion i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Arben Tanushi, 51 vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit, i cili, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e kamionit, K. Z., për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu