Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime.

Një rrjet kriminal shqiptar është goditur nga autoritetet franceze. Grupi i grabitësve operonte midis Francës dhe Belgjikës dhe kishte në shënjestër kryesisht figura publike, persona të famshëm apo biznesmenë të fuqishëm.

Sipas mediave franceze, organizata e quajtur “Nikla”, ka kryer jo më pak se 49 grabitje në shtëpitë e futbollistëve, drejtuesve të Formula 1 dhe këngëtarëve. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të arrestuar është nga Nikla e Fushë-Krujës, çka ka bërë që autoritetet ti vendosin këtë emër grupit të tyre.

Anëtarët e bandës kanë arritur që të vjedhin sende me vlera të mëdha, bizhuteri luksoze dhe artikuj të tjerë të shtrenjtë. Më pas këto objekte silleshin në Shqipëri ku shiteshin në tregun e zi. Dëmi total vlerësohet në më shumë se një milion euro.

Policia franceze shprehet se janë arrestuar shtatë persona, mes të cilëve edhe kreu i bandës së skifterëve. Dy prej tyre u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, pesë të tjerët të martën më 4 mars në zonën e Reims.

Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave, i dyshuari si drejtues i rrjetit kriminal, prej disa javësh ishte në kërkim nga Interpoli. ADN-ja e tij u gjet në më shumë se tridhjetë vjedhje të kryera midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024.

Ai ishte gjithashtu i njohur për arratisje të shumta pasi më herët arriti që të largohej nga burgu në Treviso në Itali./ newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu