Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të biçikletave.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. H., 71 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. 71-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 32 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. 32-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu