Andis Harasani, 54 vjeç, ish-drejtori i KESH dhe ish-deputet i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.
Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale një mik i tij, avokati Agim Muço, i cili shkruan: “Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte & Touche Tirana. Ishte një tirons i omël, por edhe djalë i zoti.”
Andis Harasani, u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij. Megjithatë, nuk iu largua jetës publike, duke qenë prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së. Andis Harasani ishte një bankier i kalitur. Njohës shkëlqyer i menaxhimit bankar edhe në rang ndërkombëtar dukë qenë ekspert në fushat si rishikim kredie, kredi, ristrukturim të borxhit, kapital sipërmarrës dhe përvojë kreditimi me rrezik sovran që mbulon aktivitetet bankare të korporatave, tregtare dhe të komunitetit. Ai mori pjesë aktive në ekipin menaxhues për ngritjen e katër bankave tregtare në tre vende të ndryshme.