Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës. Kryeministri, i cili ishte në panel së bashku me Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian dhe laureat i çmimit “Karlspreis”, Veronika Tsepkalo, pjesë e opozitës bjelloruse, laureate e çmimit “Karlspreis”, René van der Linden, President Nderi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Dr. Jürgen Linden, kryetar i bordit drejtues i “International Charlemagne Prize” tha se Shqipëria nuk ka një “plan B” kur vjen puna për integrimin në BE.
Kreu i qeverisë theksoi se pika e horizontit është BE-ja dhe i vetmi plan është “martesa me Bashkimin Evropian”.
Rama: Nuk jam i lumtur kur shoh të rinj që nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është politika. Ata mendojnë se i ikin asaj, por nuk i ikin dot. Politika të ndjek pas gjatë gjithë kohës. Sa më shumë të rinë njerëzit jashtë saj, aq më shumë janë shanset për tu prekur negativisht. Derisa ne të shkojmë në BE ka gjëra të cilat nuk do të jenë të sigurta, të garantuara dhe të pakthyeshme, ndaj kur më pyesin ç’plan B keni, ç’plan B ka Shqipëria? I them nuk ka plan përkundrejt lirive individuale. Në qoftë se doni të negocioni lirinë tuaj hiqni dorë, mos u bëni pejsë e BE. Por nëse nuk doni të negocioni këto liri individuale duhet të jeni pjesë e BE. Të gjitha të drejat që vijnë me lirinë, mund të garantohen duke qenë pjesë e BE-së. Dua t’iu kujtoj Afganistanin apo Irakun, ku njerëzit kanë pasur mundësinë për të shndërruar vendin e tyre në një demokraci funksionale dhe nuk funksionoi. Dhe unë them nuk do të funksionojë kurrë nëse nuk ke BE-në si pikën e horizonit.
Është hera e parë qe kemi njerëz politikisht të fuqishëm që shkojnë para një prokurori e gjyqtari. Kurrë nuk ka ndodhur, nuk kishim parë kurrë një ministër apo individ të profilit të lartë të çohej para gjykatës dhe jo më të dënohej. Tani po i shohim këto gjëra dhe pa BE-në harrojeni. Ka dhe më shumë se kaq për të thënë për BE-në në këtë drejtim. Nuk jemi naivë por jemi mjaft idealistë edhe për BE-vë. Jemi aq idealistë sa dashuria e dikujt për martesën përpara se ta provojë. Përvoja më thotë se nuk ka plan B kundrejt martesës. Ekam provuar dhe mu desh të rimartohesha.
Unë jam në një pozitë shumë të rehatshme sepse nuk jam gjerman dhe nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk dëmtohet, por nëse udhëheqësit e Evropës e kanë gabim, ne të gjithë do të dëmtohemi.