TIK TOK do të mbyllet në të gjithë territorin shqiptar për 12 muaj. Ky është vendimi i marrë nga qeveria, i cili u prezantua nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastiliu. Brenda 1 jave ose pak më shumë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike do të mbyllë platformën TikTok për të gjithë përdoruesit shqiptar.

gerta Manastirliu: Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TiKTok. Siç e dini kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit, 65 mijë të tyre në 1300 takime të realizuara për sa i përket efektve që lidhje me sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet negative të rrjeteve sociale që mund të sjellin në shëndetin dhe mirëqenien psikoemocionale të tyre.
Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e TikTok.

Vendimi u mor nga qeveria pas një konsultimi të gjerë publik në dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu