Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT, 7-vjeçarja që dyshohet se është helmuar aksidentalisht në banesë, ka kaluar rrezikun për jetën. 7-vjeçarja ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore dhe prej 3 ditësh ka lënë spitalin.

Fatkeqësisht, e mitura humbi të vëllanë 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte helmimit, që dyshohet se erdhi nga pesticidet që familjaret kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë së tyre në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës. 7-vjecarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë  e cila është vajzë.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se motër e vëlla janë intoksikuar nga pesticidet që familjaret kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë së tyre. Priten rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu