Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të të Superiores. Shkodranët dominuan plotësisht ndeshjen ndërsa golat erdhen në fraksionin e dytë me autor (Gruda 51’, Bajrami 92’).
Në përfundimin e takimit, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat.
“Pikë së pari duhet të uroj dhe ekipin për një përformacë shumë të mirë sot. Kishim një objektiv sot, jam mjaft i lumtur. Nuk mundesh të parandalosh çdo gjë, Jukaj na nderoi me një rast. Bëmë një punë të mirë dhe e merituam. Arritëm të dallojmë mirë rrugëdaljen tonë, e dinim që Partizani do luante me 3 ose me 5 në anën difensive.
E dimë që kemi kualitet në krosime dhe përfundim aksionesh dhe mund të jetë një opsion për të ardhmen. Ne jemi mjaft mirë në kundërsulm dhe ekipet e kanë të vështirë të luajnë kundër nesh. Iin dy ose tre situata që mundeshim të bënim më mirë.”