Një aksident rrugor ndodhi mesditen e sotme (5 mars) në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre. Tre automjete u përplasen me njëra tjetren, mes të cilëve një autobus i punonjësve italian të kampit të emigrantëve të Gjadrit, një kamionçinë dhe një autoveturë.

Nga aksidenti i cili ndodhi rreth orës 12:00 mbeti i plagosur drejtuesi i autoveturës i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se kamionçina po lëvizte në drejtim të Balldrenit kur është ndeshur ballë për ballë me autoveturën që po tentonte të parakalonte autobuzin, në një segment ku sinjalistika nuk e lejon diçka të tillë.

Për shkak të përplasjes së fortë kamionçina është rrotulluar në drejtim të kundërt me lëvizjen, duke prekur edhe autobuzin që lëvizte në drejtim të Lezhës, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasgjerët nuk moren lëndime.

Nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta lëvizja në superstraden Lezhë-Shkoder,  duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu