Teatri “Migjeni” në Shkodër do të pajiset me sistem kondicionimi, një investim i shumëpritur që ka nisur së fundmi dhe do të shtrihet në të gjithë hapësirën e teatrit.

Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja, e cilësoi këtë si një lajm të mirë jo vetëm për aktorët dhe stafin, por edhe për spektatorët shkodranë, të cilët nuk do të përballen më me temperaturat e ulëta në dimër apo të nxehtin në verë.

Ky investim ka qenë një kërkesë e kahershme e stafit të teatrit dhe spektatorit për përmirësimin e kushteve në institucionet kulturore të qytetit. Fondet për këtë projekt janë miratuar në buxhetin e vitit 2025 nga Bashkia Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu