Vllaznia dhe Partizani luajnë të mërkurën në orën 16:30 për raundin e 28-të në Superligë. Sfida e “Loro Boriçit” është komentuar edhe nga trajneri Thomas Brdariç, i cili kërkon rikthimin tek fitorja pas 3 barazimeve radhazi. Kroato-gjermani tha se duhet të përfitojnë nga kriza (tre humbje radhazi) e Partizanit, por kurrsesi nuk duhet të neglizhojnë një kundërshtar të madh që kanë përballë.

“Nesër është ndeshje e madhe kundër Partizanit, duhet të jemi sa më të përgatitur. Çfarë duhet të shohim nga ndeshja e fundit, nga minuta e parë të jemi sa më të qartë si duam të luajmë dhe të vëmendshëm. Nesër luajmë para tifozëve tanë dhe objektivi është vetëm fitorja. Ta dimë ku janë anët e forta të Partizanit dhe pikët e dobëta, që t’i përballojmë në mënyrë sa më profesionale. Kjo situatë do të shkojë deri në fund, e shikoni që 3 ekipet e para janë shkëputur më tepër. Do të jetë deri në fund të sezonit për vendin e dytë apo të parë, por kryesorja nuk është ajo, por si ekipi do të luajë me topin dhe pa topin. Punojmë çdo ditë, do marrim shtysë nga ndeshja e kaluar dhe jam i gatshëm për fitore nesër.Gjithmonë objektivi është të fitojmë ndeshjet. Të jemi të përqëndruar dhe disiplinuar dhe të punojmë sa më fort për suksesin. E dimë që në ndeshje të ngushta më mirë për të marrë 1 pikë, por ne gjithmonë shkojmë për fitoren. Duhet të rrisim aspektin e mbrojtjes. Nuk është vetëm te qendërmbrojtësit. Në varësi ku rrijmë në fushë, mënyra e presingut që bëjmë. Kur jemi presing lart, situata është 50-50 se kundërshtari luan topin e gjatë dhe ne duhet të fitojmë duelet vendimtare për këtë. Jemi sa më fleksibël, lojtarët sakrifikojnë. Kryesorja është të jenë me shumë pasion në fushë. Duhet ta marrim këtë moment në avantazhin tonë. Partizani kurrë nuk duhet të nënvlerësohet, ekip i madh me mjaft cilësi. Ndryshuan trajnerin, patën probleme për të zgjidhur dhe duhet të përdorim mundësitë, të shënojmë, të mbajmë portën e paprekur dhe të marrim pikë nesër.

Brdariç komentoi kalendarin e ndeshjeve:

Ndeshen katër ekipet e “Final Four”, do jetë vendimtare për në vazhdimësi, por ne shohim veten tonë. Punojmë çdo ditë, kemi pasur shumë seanca rikuperimi se ndeshjet janë të shpeshta. Duhet të kemi parasysh se duhet të kemi balancë të mirë mes ngarkesave që marrim dhe rikuperimit, kështu do vazhdojmë deri në fund të sezonit me shumë punë që të arrijmë objektivat. Na duhet secili deri në fund, sezoni është i gjatë. Kemi dhe 9 ndeshje kampionati, të Kupës, por dhe në “Final Four”. Janë shumë ndeshje, lojtarët duhet të jenë sa më të përgatitur, të japin maksimumin në fushë, në stërvitje dhe në kompeticione.

Pas 27 ndeshjeve të luajtura, Vllaznia me 46 pikë mban vendin e tretë, tre pikë pas Egnatias kryesuese. Partizani me 40 pikë ndodhet në pozitën e katërt.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu