Pjesë e grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Policia e Shtetit 2 ditë më parë, ku u lëshuan 10 urdhërarreste, ishin edhe 4 punonjës policie, me detyrë oficerë krimesh. Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga operacioni duke theksuar se grupi drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës dhe Eldian Allushaj, një tjetër trafikant. Këta të fundit dyshohen për një mori ngjarjesh kriminale që nga vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt në Tiranë apo edhe zhdukja në Sarandë e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit. Grupi i drogës vepronte në koordinim me Edmond Papën, biznesmenin nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë në 2022.

Pjesë e grupit kriminal të trafikut të narkotikëve ishin edhe 4 oficerë të Policisë së Shtetit. Oficerët e krimeve Shkëlzen Rusta, Erdit Hazizaj, Evis Alisinanaj dhe Elvis Dervishi informonin trafikantët për lëvizjet e policisë. Komunikimet e tyre u siguruan pas zbërthimit të aplikacionit të krimit SkyEcc.

Kristo Qirici ka rezultuar në komunikime me Shkëlzen Ruskën, ky i fundit shef i policisë në Himarë, i vënë tanimë në pranga. Ruska i kërkoi dhomë në Sky Hotel në bregdetin e Sarandës, Qiricit. Shefi i policisë së Himarës i dërgon emrin e tij të plotë Qiricit dhe pikërisht këtu është bërë i mundur edhe identifikimi i tij. Hoteli ndodhet në pronësi të Edmond Papës, dhe Qirici e adreson Ruskën që të lidhet direkt në telefon me vëllanë e tij.

Kristo Qirici dhe Eldian Allushaj rezulton nga hetimet se janë “kokat” e grupit të cilët nuk janë arrestuar pasi mendohet se ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh. Organizata kriminale mbjell kanabis jo vetëm në ambiente të hapura por edhe ato të mbyllura, ndërsa në trafikimin e saj duken të pashqetësuar.

Në komunikime përmendin mjaft emra të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Roskovecit, Erdit Hazizaj, i larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022, del në komunikime në SkyEcc me Kristo Qiricin dhe Shkëlzen Krajën, një tjetër emër i skeduar në trafikun e drogës.

Nga bisedat mes tyre, trafikantët thonë se “e kanë të zgjedhur punën me shtet”. Ç’ka krijon sigurinë tek ata se nuk do të goditeshin nga Policia e Shtetit në ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës.

Operacioni i SPAK

Në kërkim

Kristo Qirici, trafikant droge
Eldjan Allushaj, trafikant droge

Elvis Dervishi, Shef i Policisë Kufitare në Himarë

Të arrestuar

Shkëlzen Ruska, shef i policisë së Himarës
Ervis Alisinanaj, shef i krimeve në policinë e Lushnjes
Erdit Hazizaj,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu