Deputetja Greta Bardeli rezultoi ne primaret e PD me e votuara nga zonjat dhe permes nje statusi ne rrjetin social facebook ajo ka falenderuar mbeshtetesit demokrate per kete votebesim.
Statusi i Greta Bardelit:
🙏 Faleminderit nga zemra!
Faleminderit anëtarësisë së Partisë Demokratike Shkodër që më besoi votën dhe më dha mundësinë të jem e para ndër zonjat e nderuara në këtë garë me shumë kandidatë. Këto primare treguan nivelin më të lartë të demokracisë dhe frymën e vërtetë të garës së hapur dhe të ndershme.
Jam thellësisht mirënjohëse për çdo anëtar që më mbështeti dhe për të gjithë ata që morën pjesë në votime, duke dëshmuar se forca jonë qëndron në unitetin dhe vlerat që ndajmë.
Beteja vazhdon! Përballë kemi kundërshtarin tonë politik, një qeverisje të bazuar në korrupsion dhe krim, që ka dëmtuar vendin dhe ka zhgënjyer qytetarët. Ky është momenti për të qëndruar të bashkuar, me guxim e sakrificë, për të kthyer Shkodrën dhe Shqipërinë në binarët e demokracisë dhe një shteti që funksionon për qytetarët.
Së bashku, me besim dhe vendosmëri, do ta bëjmë ndryshimin! 🤝🇦🇱