Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, person me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”. Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim një 17-vjeçar, se është kanosur për motive të dobëta nga 41 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-N. B., 79 vjeç, banues në fshatin Bugjon, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, sepse dyshohet se ky shtetas ka aplikuar për dokument biometrik por me datëlindje dhe Nr.personal (të ndryshuar);

-E. T., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarisë bankare’’ dhe “Punësim i paligjshëm”, sepse në subjektin e këmbimit valutor “Exchange”, në lagjen “Vasil Shanto” që administrohej prej saj, është konstatuar nga shërbimet e policisë se ushtronte aktivitet e paliçensuar nga Banka e Shqipërisë si dhe kishte punësuar punonjës të paregjistruar në organet tatimore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe ka goditur murin rrethues të një banesë si dhe një automjet te parkuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë shpallën në kërkim shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baks, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. R., 66 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 29 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, pasi ka kallëzuar ish bashkëshorti i saj, shtetasi S. P., 37 vjeç, se ish-bashkëshortja është larguar me dy fëmijët e saj të mitur, pa dijeninë e tij dhe nuk mund të kontaktojnë me fëmijët e tij

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V.,64 vjeç, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu