Xhaxhai i 20-vjeçarit që u vra me armë zjarri mesditës e kësaj të enjte, Preke Preka tha se i riu ndihmonte babain duke mbajtur bagëtitë në Dukagjin dhe nuk kishin asnjë problem apo konflikt. Ai tha se lajmin e mori vesh para 20 minutash, ku i kishin thënë se nipin e kishin vrarë.

Xhaxhai: E kam nip, djali i vëllait, lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash, nuk kishte asnjë problem, ai ka jetu me babën dhe vëllanë në Dukagjin shumicën e kohës, është ul ka parë nga shtëpia çfarë bëhet, ky jeton nga 15 vite herë në Dukagjin herë këtu. Në Dukagjin ka bagëti, punon tokë. Jo ça problematik, s është bërë as për mirë, as për keq, dy fëmijë të vegjël ka i ati, diçka (jeta ekonomike), me probleme, me halle si të gjithë. E di vetë policia, s’ka nevojë të bëj apel.

Trupi i pajetë i të riut u konstatua nga xhaxhai i tij, në oborrin e shtëpisë. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua vetëm në orët e drekës, kur xhaxhai i tij ka shkuar në banesë për të parë se cfarë po ndodhte me nipin, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej në celular. Me të konstatuar trupin e pajetë në oborr ai ka njoftuar policinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu