Kryeministri Edi Rama u pyet nga komentuesit për marrëdhënien me Amerikiën dhe Soros. Kreu i qeverisë u kujtoi ndjekësve se kur Donald Trump fitoi mandatin e parë presidencial, këneta u çua në Kuvend dhe i kërkoi që të ikë vetë ose Trump do ta merrte zvarrë.Rama tha e kanë harruar si vazhdoi historia, pasi këneta u ka marrë peng trurin.“O vdeksha unë për ty. Ca do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet.

Rama tha se mazhoranca ka qëllim vetëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ose siç e quajti ai ngritjen e dytë të flamurit shqiptar, si ngjarje epokale apo Pavarësia e dytë e vendit që nga 1912.Ai u shpreh se opozita dhe ‘bufi i kënetës’ i ka lënë dhe do i lëjë në borxhe shqiptarët, ndaj anëtarësimi në BE sjell më shumë zhvillim, investime e projekte.“Të gjithë këto janë fjalë shqipe, edhe kapaku, këneta, kusia, timoni. Fjalë që tregojnë thelbin që duhet të fokusohesh ti, BE ose këneta. Ose BE, me ne, ose në kënetë me bufin. Me bufin në kënetë nuk je në BE, do ishe në borxh, do jesh në borxh me nipër e mbesa, me gjyshërit e tyre, sepse të gjithë atyre u duhet vendi në BE. T’i them diçka edhe atyre me bla bla bla.

Tre gjëra janë si hall i madh në Shqipëri: Liria individuale të jetë e garantuar, garantojmë që sundimi i ligjit të mos jetë më në diskutim, e garantojmë standarde demokratike të jetesës dhe bashkëjetesës të mos i prekë më askush.

Në BE ka dy kategori shtetesh, kontribuuesit, më të mëdha më zhvilluesit dhe kategoria e përfituesit, ata që hyjnë të rinj e të brishtë. Në momentin që një shtet i ri i BE hyn, është te përfituesit. Kontribuesit japin, përfituesit marrin. Ku këto shtete kanë mbështetje financiare ekstra që nuk e arrijmë e realizojmë dot jashtë BE. Do të thotë shumë projekte infrastrukturë, zhvillim, shëndetësinë, kulturën, arsimin, informacionin (bie kambana e kishës, “ja fjalë e vërtetë”).

Dritaren e kemi hapur, është epokale, është ngritja e dytë e flamurit kjo e hyrjes në BE, është pavarësia e dytë e Shqipërisë. Ndaj ju lutem lërini broçkullat dhe fokusohuni ju pas profileve false”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu