Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ditën e sotme ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Qendra për studimin e demokracisë.

Dumani deklaroi se SPAK është në gjendje që të kryejë hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë.

Dumani: SPAK ka treguar se është në gjendje të kryejë hetime të guximshme edhe ndaj zyrtarëve të lartë. Epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Kemi goditur edhe organizata kriminale të cilët janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda. Bashkëpunimi me Interpol, Europol dhe Eurojust është shtuar. Lufta ndaj pastrimit të parave kërkon të japë mesazhe të qarta se krimi nuk mund të blejë apo shpërblejë.

Kreu i SPAK tha se besueshmëria e institucionit që drejton është rritur.

Dumani: Po kështu goditja e grupeve kriminale, trafiqeve të drogës dhe krimeve të tjera. Si dhe besimi i partnerëve ndaj SPAK, me mbështetjen e anëtarëve të BE-së, Britaninë, Zvicrën, bashkëpunimi me këto vende është rritur. Edhe në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të këtyre shteteve, i falënderoj për marrëdhëniet konstruktive, bashkëpunimin dhe vijimin. Marrëdhëniet me Interpol, Europol e Eurojust janë forcuar në goditjen e krimit të organizuar.

Dumani tha se mesazhi është i qartë, krimi nuk mund të blejë dhe as të shpërblejë. Lufta ndaj korrupsionit tashmë ndodhet në një fazë të re dhe qytetarët kanë besim te Reforma në Drejtësi. Ata janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, tha Dumani. Edhe pse po përballen me sfida, lufta do të vijojë, nënvizoi kreu i SPAK.

Dumani: Po kështu goditja e krimit dhe korrupsioneve të zyrtarëve, sekuestrimi i aseteve financiare e të paluajtshme, përfshi edhe kriptovalutat, që i përdorin për blerje të ndryshme, si të kokainës edhe në pastrimin e parave.

Mesazhi është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional. Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, proceseve. Ndikimi i jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet tona ndaj këtyre proceseve.

E gjej këtë material shumë të dobishëm për institucionin tonë. Statistikat janë problematikë e trashëguar ndër vite, por nga muaji janar po aplikohet sistemi i menaxhimit të çështjeve, me statistika të plota, të qarta, që na ndihmojnë neve dhe të tjerët. Themi se e kemi hedhur një hap përpara, që të kemi statistika të qarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu