Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Y., 57 vjeçe, banuese në Shkodër dhe N. D., 68 vjeç, banues në fshatin Hoti i Ri, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, automjeti që drejtohej nga 57-vjeçarja është pëplasur me automjetin që drejtohej nga 68-vjeçari. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasja F. Y. dhe shtetasi Sh. B., pasagjer në automjetin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.