Safet Bajri, i arrestuar më 21 shkurt me urdhër të SPAK është lënë në burg nga GJKKO. E njëjta masë sigurie u komunikua edhe për njerëzit e tij të afërt, kushëririn Behar Bajri dhe Astmer Bilalin.

Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali janë arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018, ngjarje për të cilën më herët Safet Bajri ka qenë i arrestuar dhe ka qenë në burg 15 muaj. Në atë koha çështja është pushuar për të për mungesë provash, ndërsa tani me sa duket SPAK ka siguruar prova të reja që e vënë sërish në akuzë.

Avokati i Bajrit ka theksuar se klienti i tij ka qenë plotësisht i hapur për hetimin dhe ka dhënë analizën e ADN-së, e cila është pjesë e hetimit. Sipas tij, nëse Bajri do të kishte pasur qëllim të largohej, nuk do të kishte lejuar që ta kapnin kurrë.

Avokati i Safet Bajrit: Safeti e bëri të qartë që është paraqitur vetë. Ka qenë shumë i hapur për hetimin. Nëse do të ishte për të ikur, nuk do ta kapnit kurrë.

Në lidhje me analizën e ADN-së, avokati shtoi se është pjesë e hetimit, por ai e ka dhënë analizën edhe herë të tjera. Avokati u shpreh se Prokuroria e ka ADN-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu