Deputetja demokrate Greta Bardeli eshte takuar me Boris Rhein, Ministrin -President i Rajonit Hessen ne Gjermani. Ne fokus te bisedes mes tyre ka qene rendesia e bashkepunimit dypalesh dhe forcimi i lidhjeve ekonomike.
Statusi plote:
Takim me z.Boris Rhein – Rëndësia e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë! 🇦🇱🇩🇪
Sot pata kënaqësinë të takohem me z. Boris Rhein, Ministrin -President i Rajonit Hessen dhe një zë të fortë për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në Gjermani. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që diaspora shqiptare ka në Evropë dhe për modelin e politikave që mund të ndihmojnë edhe Shqipërinë në krijimin e një klime më të favorshme për biznesin dhe investimet.
🔵 Një moment i veçantë i bisedës sonë ishte interesi që ai shfaqi për qytetin e Shkodrës, historinë, kulturën dhe potencialin ekonomik që ai ka. Diskutuam mbi mundësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe investimeve në rajonin e veriut, duke nxitur modele zhvillimi të qëndrueshëm që do të krijonin vende pune dhe do të ndalonin largimin masiv të të rinjve.
👉 Diaspora shqiptare në Gjermani është një forcë e jashtëzakonshme ekonomike dhe intelektuale, që mund dhe duhet të luajë një rol kyç në zhvillimin e Shqipërisë. Për këtë, ne duhet të ofrojmë një mjedis politik të qëndrueshëm, një ekonomi të hapur dhe një sistem që mbështet sipërmarrësit dhe profesionistët.
🔵 Partia Demokratike është e angazhuar për të ndërtuar një Shqipëri ku mundësitë krijohen për të gjithë, jo vetëm për një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin. Modeli i suksesshëm i zhvillimit në Hessen dhe politikat e qëndrueshme të vendeve europiane janë një shembull i qartë që ne duhet të ndjekim.
🗳️ Koha për ndryshim është tani! Shqipëria meriton më shumë!
#DiasporaVoton #BashkëPërNdryshim #ShqipëriaQëDuam #GretaBardeli #Shkodra