Ballina Aktualitet Dumani: Hetim pa ndikim politik. Krimi zgjedhor në fokus të SPAK, BE...

Dumani: Hetim pa ndikim politik. Krimi zgjedhor në fokus të SPAK, BE mbështet planin për 11 majin

Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave, kështu i është përgjigjur kreu i SPAK Altin Dumani, kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit se survejimi i partive politike, është lajthitje.

Dumani  prezantoi këtë të premte strategjinë e parandalimit të krimeve elektorale

“Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor”, tha Altin Dumani.

Gjatë tryezës së diskutimit, me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi si,  ambasadorin e BE-së dhe aktorë të shoqërisë civile, Kreu i SPAK shtoi se grupet e hetimit do jenë në terren gjatë fushatës zgjedhore.

“Hetimi do të kryhet në dispozicion të ligjit, as nuk jemi anë e asnjë partie politike”, shtoi kreu i SPAK.

I pranishëm në takim, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se task-forca e ngritur nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, është një nismë e mirëpritur

“Blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri. Mirëpres nismën e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje. Dhe mezi po pres që të dëgjoj më shumë nga këto institucione”, deklaroi Silvio Gonzato.

SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme janë të angazhuar të kenë një bashkëpunim të dedikuar si dhe kanë hartuar strategjinë për parandalimin dhe hetimin e krimeve elektorale gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks