Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD, Sali Berisha dhe opozitën, të cilët e quajtën takimin e sotëm me punonjësit e bashkisë si antimiting ndaj SPAK.

Rama tha se antimitingjet dhe të burgosurit politikë janë zhdukur në Shqipëri që në kohën e rënies së Bufit të Kënetës (i referohet Berishës) nga pushteti.

Rama ju kërkoi të gjithë punonjësve të Bashkisë por dhe gjithë nëpunësve në administratë e çdo qytetari që të punojnë sa më shumë për të bërë të mundur anëtarësimin e vendit në BE brenda vitit 2023-të.

Sipas tij anëtarësimi i vendit në BE do të ishte një hakmarrje e shqiptarëve patriotë ndaj çdo të huaji që na ka poshtëruar, por dhe ndaj çdo bufi kënete që e ka penguar Shqipërinë të shkojë drejt Europës që nga vitti 1912.

Këneta ishte lajmëruar që ne do bënim një antimiting, kishin bërë dhe një njoftim: U çmend Edi Rama. I keni parë titujt si i kanë, shpërtheu, bomba, plasi, u çmend, i hap dhe gjen brenda Noc Rroku. Tani kanë mësuar dhe Noc Rrokun dhe ma thonë mua, por Noc Rroku është me të ndier. Antimiting që do protestonim për të burgosurin politik Erion Veliaj, tani ata edhe kur shpifin nisen nga vetja, se ata prentendojnë se kanë nja 3-4 të burgosur politik, lanë nam. Në vend që të mësojnë nga më të mirët, duan të na bëjnë dhe ne si veten. Në Shqipëri nuk ka të burgosur politik që nga viti 1997, doli i fundit që e kishte mbyllur këneta.

Qeveri që bëjnë antimiting kanë vdekur në vitin 2013 bashkë me ideatorët e tyre që tani kanë statusin monumente të opozitarizmit kënetor. E kërkova këtë takim je  për tu thënë se duhet të jeni krenarë për veten tuaj, e për tu thënë se nesër kur të gjitha llafet t’i marri era e specieve të kënetës tu harrohet emri, e të gjitha vuajtjet e merituara e të pamerituara në këtë kohë me gojë të çthurrua të kenë mbaruara, kur porjektet tona të kenë mbaruar, e tërë ju këtu do të jetoni Tiranën e ëndrrave do të keni një krenari shumë më të posaçme se gjithë të tjerët. Zoti nuk ju solli kot në këtë jetë, i dhatë një dorë vendlindjes tuaj e fëmijëve tuaj për historinë.

Unë ju kërkova për tu thënë se kemi ende punë, beteja e projekte për të fituar për tu ngjitur në majën e vitit 2030. Tani disa thonë pse nuk iki unë, nganjëherë kur zhurma bëhet e madhe edhe unë them ore ça dua akoma unë që rri e mbaj këtë llum, e për çfarë arsye duhet që familja ime të durojë këtë qeneri, por përgjigja ime është nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. Nuk e kam thënë ndonjëherë, mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha nga Franca për të sjellë në varreza tim atë, ishte balta deri në gjunjë, dhe aty nuk i ika tundimit për t’i thënë “PO” thirrjes së kahershmë të Fatos Nanos.

E deshi fati që unë të vihesha në krye të bashkisë së Tiranës kur qyteti ishte kthyer në tokë e askujt me bekimine  Bufit të Kënetës. Kur shoh sot pemët e rritura, them se edhe për aq do ja kishte vlejtur balta që kam ngrënë. Që edhe mbjelljen e pemëve te ai komisioni hetimor ma kanë quajtur pastrim paarsh të drogës. Te kumbullat e kuqe pastrim i parave të drogës. Sot që ka shumë më shumë se aq për të parë, Tirana për mua është prova se kjo luftë e pafundme përballë gjithëfarë horrash nga të katër anët, që se lanë këtë vend të ngrinte kokë që nga viti 1912, sot e ka bërë qytet europian Kandaharin e vitit 2000. Ky është një moment që yjet e Shqipërisë janë rreshtuar për së mbari, na takon ne ta kthejmë në shenjë të përherëshme të BE.

Për ne shqiptarët anëtarësimi atje është çështje dinjiteti që u nëpërkëmbë me qindra vite, anëtarësimi në BE, ai emri Albania aty, në tryezën e atyre që i kemi parë me dylbi, e që na kanë parë nga lart poshtë, është hakmmarja e çdo shqiptari sot që ësntë patriot që na kanë bërë të huajt, hakmarrje dhe për atë që na kanë bërë bufat dhe mutrat e kënetës që nga viti 1912-të”, u shpreh Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu