Zv/rektorja e universitetit te Shkodres, prof.Paulina Hoti ka vendosur te mos vazhdoje ushtrimin e funksionit qe ka mbajtur deri me sot. Ajo permes nje statusi ne rrjetin social ka theksuar nuk ka nje doreheqje per sa kohe qe nuk ka patur nje mandat.
Statusi i plote:
Të dashur miq!
Angazhimet mund të ndryshojnë por vlerat mbeten!
Po ju komunikoj mosvazhdimin e ushtrimit të funksioneve të zëvendësrektores, të cilin e ushtrova edhe pas përfundimit të mandatit katërvjeçar sepse m’u kërkua nga lindershipi i ri, për ta ndihmuar në fazën e parë të drejtimit. Vlerësova se ka ardhur momenti për t’i hapur rrugën plotësimit të ekipit të ri drejtues duke përmbushur kështu edhe kërkesën e Rektorit.
Më duhet të saktësoj se nuk është dorëheqje përderisa nuk ka pasur mandat, ndaj dhe vendimmarrja ime lidhet me mosvazhdimin e ushtrimit të funksioneve të zëvendësrektores.
Angazhimet mund të ndryshojnë por vlerat mbeten!
Ju përshëndes dhe uroj ditë të mbarë!
