Vllaznia dhe AF Elbasani luajnë më 21 shkurt në orën 17:30 për raundin e 26-të të Superligës. Në “Loro Boriçi” vendasit e Vllaznisë kërkojnë tri pikët para tifozëve të tyre, kjo pas barazimit pa gola kundër Dinamos një javë më parë. Nga Shkodra trajneri Thomas Brdaric vlerësoi rivalët, por kërkon që të tijtë të futen në fushë me besim dhe të kërkojnë tri pikët për të synuar kreun dhe jo vetëm zonën “Final 4”. I lumtur për rinovimin e Bekim Balajt është edhe trajneri Brdaric, që beson te përvoja e kapitenit.
“Ndeshja e radhës – Duhet të shkojmë për hapin e radhës me Elbasanin, duhet të jemi mjaft të përgatitur. E dimë që është një ekip me mjaft eksperiencë po ashtu edhe trajneri, provojnë mundësitë e fundit për të hyrë në “Final 4” dhe ne do mundohemi t’i ndalim ata. Fokusin e kam për nesër dhe jo për të kaluarën, kemi bërë mjaft vendime të mira, por të parandalojmë gabimet e vogla dhe të mësojmë sa më shpejt nga ato. Lojtarët duhet të kuptojnë që të jenë me balancë, bëmë disa gabime të vogla por ekipi mbrojti mjaft mirë duke marrë një pikë me Dinamon por nesër është një ndeshje tjetër.
Mungesat – Kemi një formacion tjetër, zëvendësojmë Jagon dhe Melon që janë me kartonë të kuq, kemi disa lojtarë që luajnë në disa pozicione, është mundësi e mirë dhe për ata që janë në stol dhe po punojmë me të gjithë për të qenë gati për nesër. Është një situatë e mirë, duhet të kemi rezultate të mira në fund të sezonit, është diçka tradicionale, të fokusohemi dhe do shkojë çdo gjë mjaft mirë.
Kapiteni Balaj? Ne duhet ta shijojmë rinovimin e Balajt, është i rëndësishëm për klubin, e meriton dhe ka uri të shtyjë ekipin. Me personalitetin e tij do ta shtyjë Vllazninë drejt hapit të radhës dhe i kam thënë Bekimit që të luajë mirë dhe të shënojë, por të jetë lider për lojtarët e rinj.
Deliu dhe Çoba do të jenë nesër, do kemi ekip kompetitiv dhe shpresojmë të fitojmë nesër përpara tifozëve tanë. Shkojmë për çdo ndeshje t’i fitojmë ato, të jemi me këmbë në tokë dhe mos t’i nënvlerësojmë ato. Më vret ndeshja e fundit (0-0 me Dinamon) dhe nesër duhet të bëjmë edhe më mirë dhe të vazhdojmë e të shënojmë. Të dalim me një rezultat sa më të mirë.
Presioni – Të dy presidentët kërkojnë fitoren dhe duan Kupën, por Elbasani luan kundër Vllaznisë, një ekipi të fortë. E dimë që duhet të kalojmë 100 % dhe të jemi ekipi që do të marrim pikë dhe kalojmë edhe në gjysmëfinalen e Kupës. Ky është fokuesi nesër. Tafili ka treguar një performancë të mirë me U-21, por nëse do të ketë mundësi do t’i japim shans, çdo stërvitje japin rezultat dhe janë lojtarë të fortë dhe normale do të jenë në fokus për ekipin e parë”, tha Thomas Brdaric.
Pas 25 ndeshjeve Vllaznia me 44 pikë mban vendin e dytë, katër pikë pas Egnatias kryesuese. AF Elbasani me 30 pikë ndodhet në pozitën e gjashtë.