Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë. Gjithashtu në shumë fshatra ka patur në këto orë probleme me energjinë elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu