Anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia, i kërkoi SPAK-ut të mos zvarrisë më hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Statusi plote:
Benet, Erioni po të pret!
Vendi i hajdutëve është në qelitë e burgut dhe jo kolltukun e pushtetit.
Veliaj është atje ku duhet të kishte qënë që prej shumë kohe më parë. Tani është koha që kryehajdutit të Tiranës t’i bashkohet edhe kryehajduti i Shkodrës.
SPAK duhet të hetojë urgjent pasuritë dhe pronat e Benet Becit dhe familjes së tij të cilat janë vënë duke vjedhur dhe varfëruar shqiptarët.
Vilat, lluksi dhe pasuritë e Benet Becit janë tallje për qytetarët e ndershëm, janë tallje për të varfërit dhe të papunët.
Benet Beci erdhi në krye të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me krimin dhe me paratë e korrupsionit. Çdo ditë që ai qëndron në zyrë është një ditë e keqe për Shkodrën dhe për demokracinë. Le të bëhemi bashkë për të kërkuar që ai t’i bashkohet kryehajdutit të Tiranës pas hekurave. Le të bëhemi bashkë që më 11 maj të çojmë edhe Ramën me ta.