Nga Imeldi Sokoli
Kull-Sheshi apo Shesh-Kulla🫠🫠
Dje u prezantua projekti i rikonceptimit të sheshit të Xhamisë Ebu Beker në Shkodër. Në atë që unë lexoj nga projekti është si ti përshtasim kontekstit të kullës një shtesë kulle në horizontalitet në mënyrë që betoni të kthehet në ‘kontekst’. Projekti i sheshit që në thelb është ndërtimi i një qendre tregtare makiazhohet nga pjesa e hapësirës publike e cila kalon në prioritet të dytë dhe bëhet element plotësues projektit.
Së dyti se kuptoj ‘interesin’ e kryetarit për të zhvilluar prona private, minimalisht Myftinija mund ta zgjedhë vetë procesin që do, mënyrën si do dhe parametrat e zhvillimit që do siç u bë në rastin e Kullës. 😅😉 Nqs flasim për interes publik si ka mundësi që projekti nuk prek asnjë cm parcele publike?! Si i tillë nuk kuptohet kush është investitori e kush është përfituesi. Në këtë situatë ajo që lexohet qartë është që qeverisja është përzier fort në zhvillimin e vakëfeve të Myftinisë dhe interesi kryesor është që të bëjnë të pamundurën që kulla të ndërtohet, por se çfarë do të përfitojë Myftinia si pronare edhe e kullës edhe e parcelës së xhamisë këtë nuk e dimë.
Vijmë tek zgjidhja teknike e cila është skandaloze nga pikmamja mjedisore (ashtu si tek projekti i hyrjes së qytetit i zhvilluar nga i njejti arkitekt ku layeri mjedisor është inegzistent). Gjatë prezantimit arkitekti në fjalë thoshte që do të përpiqemi të heqim makinat nga qendra e qytetit ti lëmë hapësirë këmbësorëve, por që të jesh këmbësor në atë hapësirë të projektuar në diellin e verës në Shkodër do të thotë të pësosh djegie të lekurës të shkallës së parë, 🥲🥲🥲🥲, beton beton beton dhe mungesë të gjelbërimit të lartë, element shumë i nevojshëm për suksesin e një hapësire publike. Nga pikpamja arkitektonike ka zero vlerë, ska asnjë lidhje me kontekstin dhe ashtu si kulla, projekti asht si “mish i huj”n’shkodër. Sheshi apo çfardo tjetër e tij duhet të ishte një festë arkitekture ku mund të gjeje të shkrirë elementët e arkitektures orientale islame, element tradicionalist të Kolë Idromenos dhe Victorian Stylen e Sahatit të Inglizit.