Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri, u shpreh: “Ndihem i përulur që kam mundësi për të folur përpara jush dhe shumë prej jush mund të pyesni se Shqipëria c’dreqin do këtu. Shqipëria është larg së qenë i nga ajo që ju kanë thënë. Dielli shndrin në Shqipëri, nuk është zymtë. Ju kanë thënë se është një vend hajdutësh, kriminelësh, nuk është se nuk i kemi, por janë si në c’do vend tjetër. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Është kënaqësi që gjendem këtu mes individësh që kanë formësuar historinë e Spanjës, por edhe të Europës dhe botës. Modeli spanjoll për drejtësinë ka qenë burim frymëzimi. Politika është luftë për pushtet ka thënë Gonzales, por edhe luftë për drejtësi. Krenar që do jemi mikpritësit e Kongresit të Ligjit në 2027. Ju ftoj të vini në Shqipëri, nuk do pendoheni dhe nuk do mërziteni. Kemi kaluar një reformë të jashtëzakonshme të drejtësi. Ka qenë thelbësor për ne për të ecur përpara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu