Elsid Sekja është një nga të rinjtë shkodranë që ka aplikuar në portalin “Deputeti që duam”. 28 vjeçari që prej 5 vitesh punon në spitalin rajonal të Shkodrës si punonjës social, kërkon tashmë një karrige në kuvendin e Shqipërisë që të jetë zëri i personave me aftësi ndryshe.

Megjithë punët e bëra vitet e fundit, sërish kjo shtresë ka nevojë të shumta, për të cilat ai thotë se do të jetë zëri i tyre në kuvend, për të gjetur zgjidhjet e duhura.

Ai si shumë të rinj të tjerë që kanë aplikuar në portal, nuk e di nëse do të jetë një nga emrat e përzgjedhur për të qënë pjesë e garës së 11 Majit, por në cdo rast Sekja tregon se nuk do të ketë qejfmbetje.

Elsidi është shëmbulli i një të riu që nuk dorëzohet as përballë vështirësive që jeta e ka sprovuar, duke shërbyer si frymëzim për personat e kësaj kategorie, që asnjëherë të mos dorëzohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu