Ditën e sotme u mbajt konferenca ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, tha se do të vijojnë me dy bonuset për pensionistët, ndërsa ironizoi edhe opozitën sa i takon premtimeve për pensionet.
Rama: Kur vjen puna tek pensionet, duke pasur parasysh faktin që jemi afër një zgjedhjeve, ata që nuk kanë asgjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Të premtosh gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh sy mbyllur drejt një humnere. Do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë këtë dhe do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne asketin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë.
Sa i përket informalitetit të pagave, Rama tha se ka ende shumë për të bërë, por bizneset kanë nisur të reflektojnë pasi vërehet një rritje e pagave të deklaruara.
Sa i përket reformimt të pensioneve, Rama tha se nuk ka reformë pa dhimbje, dhe plaga në skemën e pensioneve e shkaktuar nga paraardhësit e tij në politikë, ka filluar të mbyllet dalëngadalë.
Rama: Padiskutim kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishëm sepse ka një rritje të pagave në tërësi, ka një ndryshim sepse edhe pas gjithë procesit të komunikimit është konstatuar një rritje e pagave të deklaruara dhe kontibuteve por ka akoma shumë hapësirë për të marrë më shumë në funksion të skemës së fondit të sigurimeve shoqërore. Ka disa urdhërsa që nuk duhen harruar.
1-Mos rregullo një skemë që nuk funksionon por provo diçka të re dhe anasjelltas mos provo diçka të re kur një skemë funksionon
2-Të zgjedhësh mes dhimbjes afatshkrutër dhe dhimbjes afatgjatë sepse reformë pa dhimbje nuk ka.
Të gjithë ata para nesh kanë dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje. Ajo që nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është ajo që ndodhi në Shqipëri në fillim të viteve ’90, qeveria me një vendim nxorri në pension të gjithë ata që dolën të papunë nga ndalimi i prodhimit industrial të komunizmit. Krijoi një kategori të panjohur pensionistësh të moshësh 40-45 vjeç.
3-Reformimi i skemës së penioneve është maratonë, nuk është sprint.
Të gjitha sprintet na kanë çuar në situatën e viit 2014, kur FMN, Banka e të gjithë që na shikonin thoshin “rrisni çmimin e energjisë dhe ulni pensionet e filloni paguani” sepse na priste kolapsi nga të katërta anët.
Sot ne jemi që nga 1 shkurti vendi i vetëm në këtë rajon, se në Evorpë s’bëhet fjalë për ulje të çmimit të energjisë, që kemi ulur çmimin e energjisë. Është rezultat i gjithë asaj pune të madhe të bërë. Jam besimplotë që ne do të arrijmë të adresojmë këtë problematikë me të gjithë maturinë e duhur. Duke rritur ekonominë do të arrijmë të rrisim më shumë qoftë përfshirjen e pensionsitëve në rishpërndardjen e fryteve të rritjes, qoftë edhe kapacitet e fondit të sigurimeve shoqërore.