Dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë-Milot.

Nga përplasja e mjeteve, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe sipas të dhënave paraprake janë jashtë rrezikut për jetën. Në mesin e të lëndurave është nëna me vajzen e saj.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që shkaktuan përplasjen e këtyre dy automjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu