Policia e Malësisë së Madhe ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Gruemirë, ku dy persona të dyshuar për tentativë vjedhjeje janë diktuar nga banorët dhe gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
* E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri
* R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër
Sipas të dhënave të para, dy të dyshuarit kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë, por janë pikasur nga tre banorë të zonës. Pas një debati mes tyre, autorët e dyshuar janë larguar duke qëlluar me armë zjarri në ajër si dhe drejt kamerave të sigurisë së banesës që kishin shenjestruar. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.