Ballina Aktualitet Mbledhja e parë e KB Shkodër për 2025, kalon rendi i ditës....

Mbledhja e parë e KB Shkodër për 2025, kalon rendi i ditës. Ndou: Vazhdojmë të punojmë për një Shkodër më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë!

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Shkodër për 2025, kalon rendi i ditës. Në mbyllje të saj ka reaguar kryetari i grupit të keshilltarëve socialist Edmond Ndou.

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër, e cila ishte e para për këtë vit, miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët, duke përfshirë:

▪️Fondin shtesë për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin dhjetor 2024 si dhe miratimin e kritereve për ndihmën ekonomike për familjet që nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit.
▪️Shtesë në buxhetin 2025 dhe programin afatmesëm 2025-2027, sipas aktit normativ të Ministrisë së Financave.
▪️Miratimi në parim i bashkëfinancimit për projektin e infrastrukturës në zonat informale (rikonstruksioni i rrugës Roza Lejn dhe degëzimeve).
▪️Bashkëfinancimi për strehimin social, për ndërtimin e një kati shtesë në objektin “Banesa sociale me qira” (ish-konvikti i Shkollës Veterinare).
▪️Ndryshim në emërtimin dhe përdorimin e një prone shtetërore, të transferuar në pronësi të Bashkisë Shkodër.
▪️Miratimi i listës së përfituesve të subvencionit të qirasë për ata që nuk përballojnë tregun e lirë për vitin 2025.
▪️Miratimi i planit vendor për mbrojtjen e biodiversitetit.

Vazhdojmë të punojmë për një Shkodër më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks