Ish-kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia i ka kërkuar dorëheqjen kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, pas deklaratave të ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj, i cili theksoi se SPAK i ka ndërruar akuzën nga ‘korrupsion’ në ‘shpërdorim detyre’.
‘500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne’ nuk është shkelje e barazisë në tendera! Është korrupsion! Ti nuk ke ideologji politike as bindje sepse i ndërron sa herë të jetë nevoja për “zotin” tënd Lek! Jep dorëheqjen Benet!’, shkruan Spahia në Facebook.
Postimi i plotë:
Megjithë strategjinë për të minimizuar dëmet përmes keqpërdorimit të SPAK-ut, Benet Beci duhet të japë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës. Me pushtetin që ka, ai ndikon direkt në hetimet e nisura për të për një rast flagrant korrupsioni, për të cilin ekzistojnë mesazhe.
“500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne” nuk është shkelje e barazisë në tendera! Është korrupsion!
Ti nuk ke ideologji politike as bindje sepse i ndërron sa herë të jetë nevoja për “zotin” tënd Lek!
Jep dorëheqjen Benet!
Mos e bëni Shkodrën pis me modelin tuaj të korrupsionit!