Ballina Kronike Kultivoi kanabis në fshatin Lotaj, policia e Shkodrës arreston pas 6 muajsh...

Kultivoi kanabis në fshatin Lotaj, policia e Shkodrës arreston pas 6 muajsh autorin e dyshuar (EMRI)

Vijojnë hetimet proaktive për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kultivimit të bimëve narkotike të asgjësuara gjatë operacioneve policore në territorin e qarkut Shkodër.

Kultivoi në 4 miniparcela bimë narkotike, në fshatin Lotaj, në muajin Korrik të vitit 2024, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar.

Bimët narkotike të kultivuara nga 34 vjeçari u asgjësuan gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin Korrik të vitit 2024.

Si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Seksioni për Hetimin e Krimeve I Komisariatit të Policisë Shkodër kapi dhe vuri në pranga shtetasin Kole Uka, 34 vjeç, banues në fshatin Lotaj.

Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari është autor i dyshuar i kultivimi të një sasie bimësh narkotike cannabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks