Punimet e nisura në muajin dhjetor kanë avancuar në rrugën Shirokë – Zogaj, e cila do të lidh dy pikat turistike edhe me Malin e Zi. Paralelisht me trasenë e re të rrugës, është punuar edhe në zgjerimin e asaj egzistuese, ku në disa segmente është ndërhyrë në pronat private të banorëve të Zogajve, pa asnjë lajmërim, e aq më pak një projekt të prezantuar më herët tek ata. Të gjendur në këto kushte, banorët shprehin shqetësimin për dëmtimin që ju është bërë ullishteve të vjetra, si dhe asaj që do të ndodhë më vonë, kur të ndërtohen barrierat mbrojtëse, që do të bllokojnë tërësisht komunikimin e tokave të tyre me aksin kryesor.

Nuk janë në asnjë çast kundër rrugës së re, por duan transparencë dhe zgjidhje të këtyre problematikave.

Një tjetër shqetësim për banorët e Zogajve është mungesa e certifikatave të pronësisë, pasi zotërojnë vetëm dokumentat e vjetra të blerjes së tokës që në kohën e Turqisë. Që zona të zhvillohet dhe të ketë investime sic deklaron qeveria përmes agroturizmit, duhet të kemi tapitë thotë ata.

Rruga Shirokë – Zogaj, ka një gjatësi prej 6,5 km, rruga do të jetë e gjërë rreth 10 metër, me dy korsi, me korsi të dedikuar për biçikletat, me ndriçim dhe të gjitha elementët që e bëjnë këtë segment jo vetëm një rrugë panoramike buzë liqenit por edhe një artierie të rëndësishme që lidh dy vendet Shqipërinë dhe Malin e Zi duke shkurtuar rrugën nga Shkodra në Krajë në vetëm 11 km. vlera e investimit është 4.7 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu