E deleguara politike e PD për diasporën Jozefina Topalli ka vijuar takimet me emigrantët, ku i radhës ishte në Pistoia të Italisë. Duke i ftuar të bëhen kontributor të ndryshimit në vendlindje, ajo i fton emigrantët të regjistrohen dhe të votojnë masivisht në 11 Maj për Partinë Demokratike.
Statusi i plotë i Topallit:
Pistoia: Takim i ngrohtë dhe frymëzues me diasporën shqiptare 🇦🇱❤️
Takimi me bashkëkombasit tanë në Pistoia ishte jo vetëm një pjesëmarrje e shkëlqyer, por edhe një përvojë e thellë emocionale dhe njerëzore. Këtu, shqiptarët jo vetëm që kanë ndërtuar biznese të suksesshme dhe kanë krijuar emër në komunitetet ku jetojnë, por edhe kanë edukuar fëmijë të cilët shkëlqejnë në universitetet italiane.
Ajo që më preku më shumë ishte lidhja e tyre e pathyeshme me Shqipërinë, dashuria dhe përkushtimi për vendlindjen, të cilën nuk e harrojnë kurrë.
Diaspora shqiptare është një forcë e madhe jo vetëm ekonomike, por edhe elektorale. Kur bashkohemi, zëri ynë bëhet më i fuqishëm! Ne mund ta kthejmë dashurinë për Shqipërinë në veprim, duke kontribuar jo vetëm nga larg, por edhe përmes angazhimit për ndryshim.
Bashkë jemi më të fortë dhe bashkë e bëjmë Shqipërinë më të mirë. 🇦🇱
Faleminderit Edit, Elisit, Prenges, Davidit dhe gjithe miqve nga Pistoia
#DiasporaShqiptare #FuqiaShqiptare #ShqipëriaNënZemër #BashkëPërShqipërinë