Ballina Sport Tripletë e Balajt, Vllaznia nënshtron me “poker” golash Skënderbeun në Korçë

Tripletë e Balajt, Vllaznia nënshtron me “poker” golash Skënderbeun në Korçë

Vllaznia e Tomas Brdariç ka arritur një fitore spektakolare me rezultat 0-4 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e javës së 21-të të Superiores. Bomberi Bekim Balaj ishte protagonist absolut, duke realizuar një tripletë, ndërsa golin tjetër e shënoi Mala. Ky sukses e ngjit Vllazninë në kuotën e 37 pikëve, njësoj si Partizani, i cili mban vendin e parë. Skënderbeu, me 16 pikë dhe një golavarazh të dobët prej –14, mbetet në fund të tabelës. Në ndeshjen e ardhshme, Skënderbeu do të presë Teutën, ndërsa Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj Egnatias.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks