I vetëdijshëm se Partia Demokratike ka një betejë të vështirë në 11 maj, kreu i PD Sali Berisha kërkoi edhe ndihmën e demokratëve të hershëm për t’u bashkuar në krijimin e një fronti të gjerë përballë Edi Ramës.

Berisha: Të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 e gjer sot, të krijojmë frontin më të gjerë opozitar që të dalim fitimtar në 11 maj

Ne si parti dëshmuam një forcë dhe vitalitet të jashtëzakonshëm. Këto 3 vite kaluam një kalvarë të vërtetë, si asnjë forcë tjetër politike.
U përballëm me narkoregjimin e egër të Edi Ramës, që bëri çdo gjë për të vendosur nën kontroll forcën tonë politike, apo për ta shuar atë.
U përballëm me agresionin e mafias më të rrezikshme të planetit që është mafia e Xhorxh Sorosit.
Nuk e dinim se si do të dilte rezultati i zgjedhjeve në SHBA, por ne qëndruar dhe vetëm qëndruam për ato vlera që ne besonim.
Ne besonim tek dinjiteti njerëzor, besonim se duhej të ishim opozitë e vërtetë dhe jo falso, besonim se duhej të mbronim interesin e qytetarëve, interesin kombëtar pavarësisht nga çmimi dhe ne qëndruam.
Ne besonim se vendi duhej të kishte një opozitë të vërtetë, se vendi pa opozitë është natë e zezë dhe kërkush më shumë se ne, nuk e kishte provuar këtë gjë.
Bënë gjithçka të na përçajnë, të na mbajnë veçmas. Na morën flamurin, na hoqën emrin nga listat, por ne ja ku jemi sot. Djem dhe vajza, gra dhe burra që bëjnë të pamundurat të mundshme.
U përpoqën të na shuajnë, jemi më të bashkuar se kurrë. U përpoqën të na lënë pa flamur, flamurin e kemi fitimtar. U përpoqën të na izolojnë. Sot PD është e mbështetur nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë. Me tre rezoluta ndërkombëtare.
Askush nga ne nuk i mendonte këto. Por ne besonim se po mbronim të vërtetat.
Ne besonim një gjë, se ato që mbronim ne, ishin të vërteta dhe nuk gabuam.
Të dashur miq.
Erdhëm ne sot në këtë 34 vjetor, por nuk erdhëm thjeshtë si forcë e qendrës. Por e vërteta sot më shumë se kurrë ne jemi forcë politike e fitores.
Sot ne që realizuam gjatë këtyre 3 vite, ato që askush nuk i besonte se do ti realizonim ne kemi në dorën tonë, fitoren e 11 majit dhe ne do ta realizojmë atë.
Ne do ta realizojmë atë, por kjo kërkon së pari, të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 e gjer sot.
Miq!
Nuk janë idealet tona, ideologjitë perverse, idealet tona janë vlerat, janë dinjiteti, janë respekti i të vërtetës. Çdo demokrate e demokrat, që ka vendosur një tullë në këtë ndërtesë, ajo tullë do të respektohet atij, ajo djersë do ti nderohet.
Kur të dojë është i mirëpritur të kthehet tek investimi i tij.
Është toleranca ajo që e bëri PD-në fitimtare edhe në kushtet më të vështira. Edhe kur na drejtuan armët, edhe kur në Borsh e zvarritën kryetarin tonë pas kamionit, edhe kur në Përmet, falangat e Enver Hoxhës i detyronin të parakalonin, por ne qëndruam të palëkundur në besimin tonë, por nuk rendëm pas dhunës. Urtia është forcë, forcë më e madhe.
Kështu që ne mbi ketë tolerancë bashkohemi njëri me tjetrin dhe mbi këtë tolerancë, do të krijojmë frontin më të gjerë, më të fuqishëm, në mënyrë që 11 maji të jetë një fitore plebishitare e mbarë shqiptarëve ndaj këtij regjimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu