Ballina Sport KF Shiroka fiton miqësoren edhe me Tërbunin e Pukës

KF Shiroka fiton miqësoren edhe me Tërbunin e Pukës

KF Shiroka tregon se është gati për pjesën e dytë të sezonit. Pas një fitoreje të thellë në miqësoren ndaj Veleçikut, Shiroka ka arritur një tjetër sukses, këtë herë kundër Tërbunit të Pukës, një skuadër që synon ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Në ndeshjen e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”, Shiroka triumfoi me rezultatin e pastër 3–0 ndaj pukjanëve, duke dominuar gjatë gjithë sfidës. Golat e fitores u shënuan nga Dulaj, Peku dhe Boshti.
Kjo fitore rrit moralin e skuadrës dhe i bën lojtarët më të bindur në arritjen e objektivit për këtë sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks