Shkodra dhe Shqipëria i dha lamtumirën e fundit, legjendës së futbollit Shqiptar, Sabah Bizit, i cili u nda nga jeta në moshën 77-vjecare. Homazhet në nderim të tij u kryen në atë që ishte shtëpia e dytë për cdo lojtar të Vllaznisë ndër breza, stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku farë pranë tij kishte lindur kjo figurë e spikatur e futbollit. Autoritete vendore, përfaqësues të botës së sportit, medias, qindra qytetare të Shkodrës u përkulën me nderime përpara arkmortit me trupin e pajetë të Sabah Bizit.

I spikatur si mesfushor, Bizi ishte pjesë e asaj kategorie futbollistësh që të bënte për vete me forcën dhe elegantën në mendim e këmbë, që përkthehej në siguri për shokët e skuadrës. Sot për të gjithë është një ditë e trishtë dhe fjalët janë të pakta përballë madhështisë që kishte Bizi në fushën e blertë.

Në nderim të Bizit, gjatë fundjavës ndeshjet e kampionatit shqiptar do fillojnë me një minutë heshtje, teksa ish-klubet e tij të Vllaznisë dhe Partizanit kanë konfirmuar se do luajnë me shiritin e zi në krah.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu