Ballina Politike Kryeministri vizitë në Abu Dhabi, Rama merr pjesë në eventin kushtuar energjisë...

Kryeministri vizitë në Abu Dhabi, Rama merr pjesë në eventin kushtuar energjisë së pastër

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025.

Bëhet fjalë për një platformë globale të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i tyre në energjinë e pastër, kompania “Masdar,” e cila ka për qëllim adresimin e sfidave më emergjente të qëndrueshmërisë në botë.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare, ku do të vlerësohen me çmime individë dhe sipërmarrës që kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës për miliona njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks