Mëngjesin e sotëm, një shpërthim ka ndodhur në një hotel në Theth, pasi një person ka vendosur një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit, kur autori, i cili është kapur në kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë, ka vendosur lëndën plasëse dhe ka ikur nga vendngjarja. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt. Hoteli është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një të ri nga një fshat tjetër, i cili po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e vendosjes së lëndës plasëse.