Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ju ka dalë në mbrojtje pedagogëve.

Në  një deklaratë për mediat ai ka kërkuar kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të Sindikatës së Universiteteve si dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve të përkrahin pedagogët.

Sali Berisha: Dua të përshëndes të gjithë ata pedagogë, punonjës të universiteteve dhe studentë që iu përgjigjen thirrjes së sindikatave për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të Sindikatës së Universiteteve. Pas qëndrimit cinik arrogant të qeverisë, Sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në Universitetet e vendit. Ky vendim është vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagog punonjësit e studentët po kërkojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegë të tyre të Universitetit të Prishtinës.

“Sot në Universitetet e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më larta se sa në Tiranë. Për shkak të rritjes së çmimeve qeveria në Kosovë vendosi të japë për çdo student 100 euro që ata të mund të përballojnë rritjen e çmimit të transportit dhe qerave. Shteti i Kosovës ka buxhet më të ulët se Shqipëria por në Shqipëri qindra milion euro vidhen për 3 djegësa që nuk ekzistojnë, vidhen miliona euro dhe shpërdorohen, 4 milion për xhepin dhe syrin e Ramës, për instalacion druri”. Punonjësit në Shqipëri po shndërrohen në fonde që vidhen nga qeveritarët. Kërkoj plotësimin e kërkesave të sindikatës. U bëj thirrje qytetarëve të mbështesin kauzën e drejtë të pedagogëve.”

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Z.Sali Berisha datë 17.10.2022

Sali Berisha: Sot, univestitetet e vendit ishin në grevë. Dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata pedagogë, punonjësve të universiteteve dhe studentë që u përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.

Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papaëgjegjëshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.

Pedagogët, punonjësit, studentët e universiteteve nuk po kërkojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot në Univesitetin e Prishtinës, pagat janë afërsisht dy herë më të larta se sa në Univesitetin e Tiranës.

Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së çmimeve vendosi të japë për çdo student 100 euro në mënyrë që ata të mund të përballojnë rritjen e çmimeve të transporteve dhe të qirave. Gjithashtu Universiteti i Prishtinës ka një buxhet 6-8 herë më të lartë se ai i Tiranës për kërkimet shkencore.

Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës ka një buxhet qartësisht më të ulët se Shqipëria, por në Shqipëri qindra milionë euro vidhen për tre djegësa të cilët de facto nuk ekzistojnë.

Vidhen miliona e miliona e miliona euro dhe shpërdorohen. Nga të cilat 4 milionë për xhepin dhe syrin e Edi Ramës për insitalacionin e drurit, 6 milionë euro për satelitët sepse sytë nuk lejojnë të shikojnë katet shtes nga toka. Miliona euro udhëtime me avion në dispozicion në një kohë kur qeveri të vendeve shumë e shumë herë më të pasura detyrojnë kryeministrin dhe ministrat të udhëtojnë me linja tregtare. Qindra mijëra euro helikopterë taksi për mbledhje partie shpenzojnë ministrat shqiptarë. Pra e vërteta është se para ka, por ato nuk shkojnë në destinacionin e duhur, nuk shndërrohen në rroga, në bursa, në pensione për punonjësit në Shqipëri, por shndërrohen në fonde që vidhen dhe shpërdorohen nga qeveritarët.

Kërkoj plotësimin e menjëheshëm të kërkesave të sindikatës së universiteteve. U bëj thirrje qytetarëve, të mbështesin me të gjithë potencialin e tyre kauzën e drejtë të universiteteve tona.

Sot gjithashtu, dua të denoncoj edhe njëherë me forcën më të madhe, parodinë që po ndodh me aferën e inceneratorëve. Ju e patë, njeriu absolutisht i dytë më përgjegjës për këtë aferrë 420 milion, hyri dhe doli serbes sikur të ishte në një kafene tek skapi i partisë.

Qytetarët duhet ta dinë se paratë, taksat e tyre u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Engjëll Agaçin taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm e vetëm që t’i thotë kryeminitrit dhe këshillit të ministrave, që vendimet që ata firmosin përputhen apo nuk përputhen me ligjin. Engjëll Agaçi, megjithëse enti i specailizuar kombëtar i prokurimeve, i drejtuar nga Eduard Ahmeti, i bëri shkresë se procedura e prokurimit është e paligjshme, është prokurim me negociatë të mbyllur. Ai përgatiti aktin për të dhën ëfondet për këtë prokurim të paligjshëm i cili në rast se Agaçi bllokonte fondet shndërohej në një letër të vdekur pa vlerë.

Ai kërkon të lajë duart si pilati dhe thotë se tenderin e shpalli ministri. Ndërsa ky me vetëdije të plotë se procedura e tenderit ishte në kundërshtim me ligjin, bashkë me Edi Ramën, firmosën disbursimin  e parave vetëm e vetëm se ata ndanin para me valixhe në këtë aferë monstruoze.

Agaçi dhe vetëm Agaçi mund të realizonte 17 pprocedura në 24 orë. Përveç Agaçit një gjë të tillë mund ta bëntë vetëm kryeministri i vendit. Askush tjetër në administratë nuk ka fuqinë ekzekutive për të urdhëruar të gjitha agjensitë që me emergjencë Brenda 24 orëve të dorëzojnë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie që nuk plotësonte asnjë kusht.

Engjëll Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë sepse firmosën disbursimin e shumave shumë milionëshe. Kujt? Një kompanie, që sapo ishte krijuar që nuk plotësonte asnjë kriter ligjor si e tillë, për t’ju besuar ndërtimi i inceneratorëve. Plotësonte si kriter të vetëm një kompani falso e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erjon Velisë për ti vjedhur shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë qindra milionë euro.

Qytetarët po presin të ngrihen dhe ne shumë shpejt do u primë protestave të fuqishme. Nuk mundet kush të tallet më me mundin, djersën, kafshatën e qytetarëve shqiptarë. Ajo qëndodhi me Engjëll Agaçin ishte një parodi tallëse e spakit të partisë me qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe denoncoj publikisht këtë qëndrim. Dhe u them shqiptarëve se përgjegjës absolut, të parët për aferën e djegësve janë vetëm dy, Edi Rama dhe Agaçi. Agaçi dhe Edi Rama që firmos për xhepat e tij fap fap fap e paf paf paf. Pra që firmos ato që i stis Agaçi për të mbushur valixhet me euro.

Faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu