“Probleme me bursën s’na e kanë dhënë, jemi munduar me letra dhe prapë s’ja kemi dalë.”
Mosdhënia e bursave, vonesa në ndihmën ekonomike, probleme me pronësinë e deri tek rastet e dhunës në familje. Janë këto problematikat të cilat qytetarët sidomos në zonat rurale hasin por nuk gjejnë dot një zgjidhje për shkak të pamundësive për ti ndjekur në rrugë ligjore.
“Janë plotësuar letrat dhe bursat nuk tërhiqen. Jetoj e vetme me një magazinë me 4 fëmijë jam e ndarë. Këta më kanë ndihmuar shumë si të drejtohem me letrat.”
“Më kanë humbur vitet e punës kur i mblodha s’më dolën 15 vjet e marrë 100 mijë lekë. Erdha këtu kjo më ka ndihmuar më ka zgjidhur problemin.”
“Koordinimi mes institucionet në nivel vendor e qendror për të na mundësuar më pak barrierw e sa më shumë mundësi të jetojmë me dinjitet. Nuk kemi nevojë për mëshirën e kurrkujt, kërkojmë ato që janë të sanksionuara.”
Një pjesë e mirë e kategorive të ndryshme të qytetarëve që kanë të ardhura të pamjaftueshme apo që i përkasin një kategorie specifike në nevojë kanë zgjidhur çështjet nëpërmjet Qendrave te Ndihmës Juridike Parësore në rrethe.
“Që në momentin që u hap zyra juridike Pukë kanë aplikuar 29 qytetarë, më shumë janë femra ato që përjetojnë dhunë në familje. Çështjet civile dhe administrative dominojnë më shumë”,thotë Artur Murra, Jurist Pukë.
“Raste ka patur plot në rritje si Malësia e Madhe dhe Shkodrës mbi 200 të tilla dhe ne i ndihmojmë me aplikimet që ju duhen”, shprehet Xhenjola Sulejmani, Juriste Shkodër.
Rreth 20 qendra të tilla në Shqipëri të ngritura nëpërmjet projektit të financuara nga qeveria austriake dhe zbatuar nga UNDP së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, kanë dhënë ndihmën e duhur pa asnjë kosto.
“Jo vetëm për qendrën juridike në Pukë por dhe qendrat që janë hapur në bazë të organizmit të gjykatave si në Tropojë, Laç, Kavajë, Përmet etj janë shumë afër me komunitetin”, shprehet Ergys Qirici, Drejtoria e Ndihmës Juridike.
“Ndihma ligjore falas nuk është një privilegj është një e drejtë dhe duhet t’u ofrohet qytetarëve që e kanë të pamundur të marrin një avokat, këtu tek zyra mund ta gjejnë një të tillë”,thekson Nora Kushti, përfaqësuese UNDP.
Në 11 muaj janë shqyrtuar rreth 5776 raste dhe realizuar 808 vendime gjyqësore nga qendrat e Ndihmës Juridike Parësore falas në të gjithë Shqipërinë.