Pas marrëveshjes së firmosur me Velipoja Grand Europa Resort në shtatorin e vitit 2023 dhe suksesit që u shënua në këtë 1 vit të bashkëpunimit dypalësh, tashmë rrjeti më prestigjoz Spanjoll, “Melia”, zgjerohet edhe më tej në qarkun Shkodër. Grand Hotel Europa, një ndër hotelet më të mëdha dhe më të vlerësuara në veriun shqiptar dhe jo vetëm, do të jetë affiliated by “Melia”. Marrëveshja mes administratores së kompanisë “Xhenis Sh.p.k” Belma Çela dhe drejtori i përgjithshëm i Melia për Shqipërinë Luis Fernandez nënshkruhet në ditëlindjen e 18-të të Grand Hotel Europa, duke i dhënë tashmë një tjetër dimension këtij hoteli, që i bashkohet rrjetit të mbi 350 hoteleve që ka në të gjithë botën grupi spanjoll. Por nuk mbyllet me kaq ky bashkëpunim, sepse duke vlerësuar seriozitetit, punën dhe rezultatet e kompanisë “Xhenis Sh.p.k”, MELIA INTERNATIONAL ka vendosur të ketë pjesë të rrjetit të saj edhe sinbolin e Shkodrës, Kafen e Madhe, punimet për rikonstruksionin e të cilës nisin në ditët e para të vitit të ri 2025. Një projekt ambicioz që e kthen Kafen e Madhe në identitet, por duke i ridimensionuar shërbimet dhe hapësirat e saj, do të zbatohet nga kompania xhenis. Tashmë rrjeti prestigjoz spanjoll Melia, pas Tiranës, vendos Shkodrën si qarkun e dytë më të rëndësishëm për bashkëpunime jo vetëm në Shqipëri por edhe në ballkan. Ky standart i ri i jep një tjetër dimension turizmit në vendin tonë dhe dëshmon edhe njëherë tjetër se i gjithë rrjeti i hotelerisë së kompanisë “Xhenis”, mbetet ndër më të mirët në vend, por edhe më konkuruesi, përballë sfidave të reja që ka turizmi shqiptar. Bashkëpunimi në fjalë mund të cilësohët pa frikë si dhurata më e bukur e këtij fundviti për Shkodrën, që rënditet krah qendrave më të rëndësishme të turizmit në botë, përmes rrjetit MELIA.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu