Reagimi i presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka thotë më shumë se gjithçka tjetër. Shpreh qartë, atë që mund të quhet pa asnjë ekzagjerim një grup “ferri” për Shqipërinë, që ka njohur rivalët në eliminatoret e “Botërorit 2026”.

Shorti i hedhur në Zyrih nuk ishte aspak me fat për kuqezinjtë e Silvinjos, që u vendosën në Grupin K, me pesë ekipe, bashkë me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Dy ekipet e para përbëjnë një “mal” për tu ngjitur, për forcën dhe historinë.

Nëse te Anglia prevalon statusi si një superfuqi e futbollit botëror, krejt i ndryshëm është diskutimi për Serbinë, ku mbizotërojnë arsyet ekstrafutbollitike, për historinë mes dy vendeve, ndjesive sidomos të tifozëve dhe mbi të gjitha për atë që ndodhi 10 vite më parë në stadiumin e Beogradit në eliminatoret e “Euro 2016”.

Sa i përket kundërshtarëve të tjerë të Shqipërisë në Grupin K, Letonia dhe Andorra shihen si rivalë të lehtë në letër. Kjo edhe për faktin e thjeshtë se renditen shumë më poshtë se kuqezinjtë në renditjen e përgjithshme të FIFA.

Eliminatoret e “Botërorit 2026” do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor të vitit të ardhshëm.

Turneu do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë për herë të parë me 48 skuadra. Europa do të përfaqësohet me 16 ekipe, çka do të thotë më shumë mundësi për t’u kualifikuar.

Grupet e plota: 

Grupi A

  • Fituesja Gjermani-Itali
  • Sllovaki
  • Irlanda e Veriut
  • Luksemburgu

Grupin B:

  • Suedia
  • Zvicër
  • Sllovenia
  • Kosova

Grupi C

  • Humbësi Portugali/Danimarkë
  • Greqia
  • Skocia
  • Bjellorusia

Grupi D

  • Fituesi Francë/Kroaci
  • Ukraina
  • Islanda
  • Azerbajxhani

Grupi E

  • Fituesi Spanjë/Holandë
  • Turqia
  • Gjeorgjia
  • Bullgaria

Grupi F

  • Fituesi Portugali/Danimarkë
  • Hungaria
  • Republika e Irlandës
  • Armenia

Grupi G

  • Humbësi Spanjë/Holandë
  • Polonia
  • Finlanda
  • Lituania
  • Malta

Grupi H

  • Austria
  • Rumania
  • Bosnjë-Hercegovina
  • Qipro
  • San Marino

Grupi I

  • Humbësi Gjermani/Itali
  • Norvegjia
  • Izraeli
  • Estonia
  • Moldavia

Grupi J

  • Belgjika
  • Uellsi
  • Maqedonia e Veriut
  • Kazakistani
  • Lihtenshtajn

Grupi K

  • Anglia
  • Serbia
  • Shqipëria
  • Letonia
  • Andorra

Grupi L

  • Humbësi Francë /Kroaci
  • Mali i Zi
  • Çekia
  • Ishujt Faroe
  • Gjibraltari

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu