Në ceremoninë e 80 vjetorit të Çlirimit në Shkodër, Partia Komuniste nuk mungoi as këtë radhë duke vendosur yllin e kuq dhe duke nderuar me grusht pranë ushtarit të panjohur, simbole këto të diktaturës që u shfaqën në sytë e drejtuesve vendor. Sekretari i Partisë së Punës, Gjon Bruçi u kujdes që yllin e kuq ta ngjisë me letërngjitëse në trupin e ushtarit të panjohur në mënyrë që të mos e merrte era si dhe më pas nderoi edhe me grusht. Bruçi deklaroi i pashqetësuar nga askush se po të mos ishte Partia Komuniste Shqipëria nuk do çlirohej dhe se lirinë në vend e solli Partia Komuniste.

I pyetur se ishte Partia Komuniste ajo që solli shkatërrimin e vendit dhe ekzekutoi padrejtësisht mbi 6500 persona si dhe mijëra të burgosur e të internuar mes të cilëve edhe gra e fëmijë, Bruçi këtë radhë nuk preferoi të përgjigjej.

Në një kohë kur afro 6 mijë familje nuk kanë ende një varr për të zhdukurit gjatë diktaturës, kur mijëra familje të tjera janë shkatërruar në çdo lloj aspekti, moral, shpirtëror e pasuror, në një kohë kur për 45 vite Shqipëria u izolua dhe u kthye në vendin e parë ateist në botë, duke ekzekutuar me dhe pa gjyq mes të tjerëve edhe qindra intelektual e klerik, autoritet vendore pranojnë që në sytë e tyre sekretari i Partisë Komuniste të nderojë diktaturën e Enver Hoxhës dhe të shfaqë lirisht simbolet komuniste.

Pasi autoritetet u larguan dhe po ashtu edhe veteranët e LANÇ, efektivë të policisë bashkiake të Shkodrës hoqën yllin e kuq komunist të cilin e mori era dhe më pas ylli që mbeti në tokë u zhduk nga roja i varrezave të dëshmorëve. Prej vitesh vijon kjo histori në Shkodër dhe askush nuk kujdeset që këta 2-3 komunistë të mos lejohen që në ceremonitë zyrtare të ndalohen për të shfaqur simbolet komuniste si dhe të mos mbajnë fjalimet e turpshme për Enver Hoxhën dhe diktaturën shkatërrimtare 45 vjeçare. /star+

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu